Testi i parë/ "Rama 3" i kërkon opozitës votën për ndryshimin e Kushtetutës

Shqipëria

Testi i parë/ "Rama 3" i kërkon opozitës votën për ndryshimin e Kushtetutës

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 14:52
Ulsi Manja

Shumë shpejt do të jetë testi i bashkëpunimit me opozitën.

Qeveria “Rama 3” do të kërkojë zgjatjen e mandatit për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerët Publikë. Për këta dy struktura mandati përfundon në 17 qershor 2022 dhe për të zgjatur mandatin duhen bërë ndryshime në Kushtetutë.

Do të kërkojmë konsensusin e opozitës që mandate i KPK dhe komisionerëve publikë të zgjatet deri nëpërfundim të procesit të vetingut deri në vetimin e plotë të të gjitha subjekteve të shortuara për tiu nënshtruar këtij vlerësimi.

Ky është mandate kushtetues dhe zgjatja e mandatit kërkon ndërhyrje në Kushtetutë. Ne nuk kemi votat e nevojshme për të ndërhyrë në Kushtetutë dhe zgjatur mandatin e KPK dhe Komisionerit Publik, por do të kërkojmë konsensusin e opozitës sepse për ne mbarimi me sukses i vetingut është garanci për të pasur një sistem të drejtë në Shqipëri” tha Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja sot në Kuvend ku prite ttë bëhet votëbesimi i qeverisë "Rama 3"

Ministri Ulsi Manja tha se për të garantuar vijueshmërinë e këtij procesi dhe ruajtur standardet janë në komunikim të vazhdueshëm me SHBA e BE-në që ky proces të zgjatet.

Nga 801 subjekte për tu vlerësuar 431 subjekte të vetuara mbeten në proces 370 subjekte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat