Librat me mungesa, në disa shkolla në kryeqytet nxënësit ende s`kanë njoftim për tekstet

Shqipëria

Librat me mungesa, në disa shkolla në kryeqytet nxënësit ende s`kanë njoftim për tekstet

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 16:44
Ilustrim

Shpërndarja e librave për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën ka nisur në kryeqytet, ndonëse me mungesa. Nxënësit e klasave të para ende nuk janë pajisur me tekstin e gjuhës angleze, ndërsa në disa raste të tjera ka mungesë të fletoreve të punës.

Megjithëse Ministrja e Arsimit dhe kryeministri Edi Rama njoftuan nisjen e shpërndarjes së librave falas, në disa shkolla në kryeqytet nxënësit ende nuk kanë marrë njoftim.

Te “Servete Maçi” nxënësit ende nuk e dinë se kur do ti marrin tekstet shkollore.

"Besoj se gjatë kësaj jave do të na thotë vetë mësuesja."

"Nuk na kanë thënë gjë ende ne nxënësve."

Por te shkolla "Mistto Mame" shpërndarja ka nisur fillimisht vetëm për disa klasa edhe pse atje thonë se pakot e librave kanë pasur mungesa.

"Mungon libri i italishtets, të tjerat janë në rregull."

"Librat janë shpërndarë, gjysma të reja dhe gjysma të vjetra."

Ky është viti i parë që mësimi i gjuhës angleze do të fillojë që në klasë të parë, por ndërkohë fëmijët thonë se ky tekst mungon.

"Anglishten nuk e kam marrë akoma, do të ma blejë babi."

Këtë vit shkollor 280 mijë nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën do përfitojnë librat në përdorim falas.

Megjithatë ka edhe nga ata prindër që thonë se nuk kanë preferuar ti marrin librat e përdorur, ndaj çdo vit ka blerë tekste të rinj.

"Libri duhet të jetë i ri, nuk duhet të ketë punime sipër."

Shpërndarja e teksteve të gjuhës angleze për klasat e para do të bëhet nga vetë shtëpia botuese e teksteve të gjuhëve të huaja.

Ndarja e tyre do të bëhet sipas një grafiku kalendarik, ndërkohë që disa shkolla sqarojnë se nxënësit do të pajisen me të gjitha tekstet përpara se të nisë zyrtarisht shkolla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat