Linda Rama shfaqet në sallën e parlamentit, nuk lë “vetëm” kryeministrin përballë opozitës

Shqipëria

Linda Rama shfaqet në sallën e parlamentit, nuk lë “vetëm” kryeministrin përballë opozitës

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 23:11
Linda Rama

Ndërkohë që mazhoranca dhe opozita kanë zhvilluar debatet e tyre në sallën e kuvendit, e pranishme ka qenë edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama.

Ajo ishte ulur sot në lozhën e sallës së parlamentit për të ndjekur nga afër prezantimin e programit qeverisës në mandatin e tretë të socialistëve.

Linda Rama qëndroi në sallë vetëm për të ndjekur fjalën e bashkëshortit, që prezantonte projektet për 4 vitet e ardhshme dhe më pas është larguar.

Siç duket, prania e saj në sallë, ka qenë një lloj mbështetje në distancë që bashkëshortja e kryeministrit i ka dhënë Ramës në nisje të legjislaturës dhe qeverisë së re.

Kryeministri Rama shpeshherë ka thënë se Linda Rama është mbështetje e madhe për të, por kurrë nuk e ka përfshirë në aktivitete të tilla apo debate politike.

Po sot, ajo ka vendosur që të mos e lërë “vetëm” bashkëshortin e saj përballë sulmeve dhe akuzave që mund të vinin nga pala opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat