Qeveria “Rama 3”, vjen reagimi nga PD

Shqipëria

Qeveria “Rama 3”, vjen reagimi nga PD

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 13:32
PD

Përmes zëdhënëses Orjola Pampuri, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas betimit të qeverisë “Rama 3”. PD thekson se qe qeveria po përdor kodin e etikës së vitit 2013 për t’u hedhur hi syve të shqiptarëve.

“Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, i darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, shfaq si risi kodin e etikës që qysh prej 2013-ës përdori për t’u hedhur hi syve, qytetarëve.

Të gjithë e mbajmë mend me sa ‘etikë’ u ngrit sistemi nepotik në qeveri, me sa ‘etikë’ vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve, duke dëshmuar se fjalët e shumta mbi etikën fshihnin pikërisht mungesën e saj, pasi si atëhere edhe tani,

PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat