Betime pa firmë e dorë në Kushtetutë, ‘gabimet’ e ministrave gjatë ceremonisë në Presidencë

Shqipëria

Betime pa firmë e dorë në Kushtetutë, ‘gabimet’ e ministrave gjatë ceremonisë në Presidencë

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 21:47
Elisa Spiropali

Kabineti i ri qeveritar u betua paraditen e sotme në një ceremoni të shkurtër para Presidentit të Republikës.

Ndryshe nga herët e tjera, ceremonia nuk u transmetua në media, por pamjet u shpërndanë më vonë nga zyra për shtyp.

Gjatë ceremonisë ranë në sy disa ‘gabime’ të ministrave të rinj lidhur me procedurën e betimit.

Kështu ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali nuk firmos sipas procedurës.

Ndërsa ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca mjaftohet duke e vendosur dorën në zemër, por jo në Kushtetutë siç është procedura.

Ceremonia e betimit të qeverisë së re e përbërë në pjesën dërrmuese nga gra, zgjati pak më tepër se 10 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat