Një “ministri e propagandës”?! Opozita dhe organizatat e reporterëve kundër: Rrezikon lirinë e medias

Shqipëria

Një “ministri e propagandës”?! Opozita dhe organizatat e reporterëve kundër: Rrezikon lirinë e medias

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 19:50
Foto

Vendimi i kryeministrit Edi Rama për krijimin e Agjencisë së Informimit kundërshtohet nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, si një mjet për të vendosur kontroll më të rreptë mediatik mbi Qeverinë.  

Aleksandër Çipa: Mendoj se ky është rikthim i projektit që centralizon informimin publik. Këto praktika krijojnë një problem shumë serioz, për atë qe konsiderohet raportimi midis propagandës dhe informacionit të përpunuar.

VKM parashikon që veprimtaria publike te të gjithë institucioneve shtetërore do të përqendrohet në duart e një zyrtari  në nivel të Ministrit të Shtetit, i cili është njëherësh edhe zëdhënës i Kryeministrit. Opozita heq një paralele me Ministrinë  e Propagandës, të krijuar nga udhëheqësit nazist në marsin e vitit 1933.

Agron Gjekmarkaj: Kjo është qeveri e propagandës. E gjitha kjo bëhet ne mënyrë qe te dëmtojë tregun mediatik, ta manipuloje atë, ta ndikojë atë, qoftë atë publik, qoftë atë privat. Është një tentativë propagande sepse, kur nuk respekton opozitën, shoqërinë dhe median atëherë je i detyruar ta mbulosh atë me gënjeshtra.

Si kryetar  i Komisionit Parlamentar  të Medias,  Agron Gjekmarkaj paralajmëron oponencën e fortë te demokratëve për të zhbërë këtë vendim  të qeverisë.  Rezistenca mesa duket nuk do të mungojë as nga unioni i gazetarëve.

Aleksandër Cipa: Ne e shohim me skepticizëm këtë projekt dhe kërkojmë qe ne pikëpamje te procedurës ne e njohim mënyrën si do funksionojnë.

Agron Gjekamarkaj: Opozita do shfrytëzojë çdo hapësire komunikimi për ta dëbuar si akt për ta bere atë nul.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat