Agron Gjekmarkaj caktohet drejtues politik i Lezhës për PD-në, pas dorëheqjes së Mark Markut

Shqipëria

Agron Gjekmarkaj caktohet drejtues politik i Lezhës për PD-në, pas dorëheqjes së Mark Markut

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 16:30
Agron Gjekmarkaj

Pas dorëheqjes së Mark Markut nga mandati i deputetit në Partinë Demokratike dhe drejtuesit politik të qarkut të Lezhës, vendin e tij e ka zënë Agron Gjekmarkaj.

Ky vendim është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Kryesisë së PD-së. Deputeti Agron Gjekmarkaj gjithashtu është kryetari i Komisionit të Medias dhe Edukimit në Kuvendin e Shqipërisë.

Mark Marku dha dorëheqjen nga mandati i deputetit më 27 gusht. Në një shkrim ekskluziv për Panorama.al, ai sqaroi arsyet e vendimit të ti.

Ai sqaroi “etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme të PD-së në një rutinë humbëse”, duke qartësuar me argumente se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”.

“PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica” – ka thënë Marku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat