Automjeti në Tropojë përplas një kombësor, niset me helikopter drejt Tiranës

Shqipëria

Automjeti në Tropojë përplas një kombësor, niset me helikopter drejt Tiranës

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Tropojë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili është nisur me helikopter drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.

“Rreth orës 17:55, në qytetin e Bajram-Curri, automjeti tip "Opel",  me drejtues shtetasin E. T.,  ka aksidentuar këmbësorin shtetasi S. T.”- njofton policia.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat