U vra nga ish- i dashuri, nëna e 31- vjeçares zbulon lëvizjen e autorit/ Avokati flet për paditë e ngritura nga viktima

Shqipëria

U vra nga ish- i dashuri, nëna e 31- vjeçares zbulon lëvizjen e autorit/ Avokati flet për paditë e ngritura nga viktima

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 18:19
Gruaja e vrarë

I dhunshëm, manipulues dhe kërcënues këto janë cilësitë me të cilat e karakterizojnë të njohurit vrasësin e mësueses 31-vjeçare, në ishullin Rodhos, në Greqi.

Mediat fqinje shkruajnë se viktima, nëna e tre fëmijëve, ishte takuar me 40-vjeçarin dhe qëndroi në marrëdhënie me të vetëm 4 muaj.

Raportohet se gruaja iu drejtua autoriteteve, ku edhe ngriti edhe dy padi kundër tij në mënyrë që ta linte atë dhe fëmijët e saj të qetë. Sipas avokatit të viktimës, në padinë e parë ajo e akuzonte për dhunë dhe kërcënime, ndërsa e dyta kishte të bënte me shkeljen e të dhënave personale.

Sipas klientes sime ai ishte manipulues, i dhunshëm, kërcënues dhe në përgjithësi kishte sjellje delikuente. Gruaja arriti deri aty sa ngriti dy padi kundër tij. Padia e dytë kishte arritur në pikën e shqyrtimit paraprak. Viktima, e cila është nënë e tre djemve të mitur, ishte divorcuar nga ish-burri i saj dhe kishte një lidhje me vrasësin vetëm katër muaj. Padia e parë ishte për dhunë dhe kërcënime dhe e dyta ishte për shkelje të të dhënave personale dhe në mënyrë specifike e kërcënoi se do të ngarkonte fotografi personale në internet dhe fëmijët e saj do t’i shikonin ato. Kështu që ju e kuptoni, çfarë përjetoi kjo grua pranë këtij burri dhe ata ishin së bashku për vetëm 4 muaj”, tha avokati.

Nëna e 31-vjeçares, shpjegoi se njeriu i cili i mori jetën vajzës së saj  dhe më pas i dha fund jetës së tij e kishte ndaluar vajzën e saj që të postonte fotografi në internet dhe kur Dora i kishte thënë se do largohej ai kishte postuar një foto ku shkruante “Jeta ime”.

Atij nuk i pëlqente që vajza ime të ngarkonte fotografi në rrjetet sociale, ai ia kishte ndaluar asaj. Vajza ime e respektoi vendimin e tij. Kur vajza ime i kërkoi ndarjen ai postoi një fotografi në mediat sociale. Është e vetmja fotografi që ai ngarkoi dhe shkroi “Jeta ime”. Ai e postoi atë se e dinte që po humbiste vajzën time.

Një herë, ai më ishte ankuar se vajza ime donte të largohej dhe se unë duhet t’i flisja që të qëndronte në shtëpinë e tij, sikur të ishte e martuar ndërsa ishte thjeshtë një njohje. I thashë, krevati i saj është këtu, nëse dëshiron të qëndrojë me ty le të qëndrojë. Nëse ajo nuk dëshiron, unë jam duke e pritur” , përfundon nëna e viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat