Negociatat me BE-në/ Podgorica: Heqja e vetos nga Bullgaria një gjë shumë e mirë edhe për ne

Shqipëria

Negociatat me BE-në/ Podgorica: Heqja e vetos nga Bullgaria një gjë shumë e mirë edhe për ne

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 21:00
Gëzim Podgorica

Në një intervistë për Ora News, Ish-ambasadori dhe analisti Gëzim Podgorica u shpreh se Shqipëria është penalizuar sepse ka qenë në të njëjtë pistë me Maqedoni e Veriut lidhur me negociatat.

Ai tha se deklarata e presidentes bullgare për Maqedoninë vjen pas presioneve të shumta nga Gjermania dhe Sllovenia që ka presidencën e BE-së.

Podgorica: Ne jemi penalizuar sepse kemi qenë në të njëjtë pistë me Maqedoni e Veriut lidhur me negociatat. Tërheqja bullgare është një gjë shumë e mirë për ne, sepse nuk ka pse të rrimë peng i së shkuarës. Kështu kemi një emancipim i vendeve të rajonit dhe një përparim lidhur me atë që kërkohet me këto negociata. Sigurisht që deklarata e presidentes bullgare vjen pas presioneve të shumta nga Gjermania dhe Sllovenia që ka presidencën e BE-së.

Të dyja vendet kishin krijuar një komision të përbashkët, por nuk u lëshua pe dhe nuk u gjet një gjuhë e përbashkët. Sigurisht që Maqedonia ka bërë shumë ndryshime, sikurse ishte ai lidhur me emrin, por ndryshime të mëtejshme do të ishin me kosto shumë më të mëdha për vendin dhe kombin e tyre. Maqedonia ka paraqitur disa oferta, me mirëkuptimin e faktorit shqiptar atje.

Podgorica shtoi se karta e nacionalizimit ka dominuar në shumë vende të Ballkanit, por duket se kjo situatë duket sikur po kalohet.

Podgorica: Karta e nacionalizimit ka dominuar në shumë vende të Ballkanit. Kjo situatë duket sikur po kalohet. Nuk mund të shkohet më tek sanksionet dhe te vetoja, por duhet dialog. Nga ana tjetër, zgjedhjet në gjermani kanë ndikimin e tyre sepse janë lokomotiva e Evropës ku të gjitha vendet shohin qëndrimet e saj.  Nën drejtimi ne Merkel, Gjermania ka pasur një protagonizëm shumë të madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat