I plagosuri në Lushnje në gjendje të rëndë, mori 3 plumba, flasin banorët: Dëgjuam gratë të ulërinin

Shqipëria

I plagosuri në Lushnje në gjendje të rëndë, mori 3 plumba, flasin banorët: Dëgjuam gratë të ulërinin

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 09:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mësohet se Faik Veliu ka qenë duke u shërbyer bagëtive dhe sapo ka dalë nga dera e kasolles është qëlluar me armë zjarri kallashnikov nga i vëllai Flamuri.

Faiku ka marrë tre plumba në trup, një në gjoks dhe dy në bark.

I plagosur është dërguar fillimisht në spitalin e Lushnjes për marrjen e ndihmës së parë mjekësore dhe më pas është nisur për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Gjendja mësohet se paraqitet e rëndë. Autori i dyshuar i plagosjes, i vëllai Flamur Veliu, u arrit të kapej nga policia pak orë më vonë pasi e ndoqi në rrethina.

Pritet marrja e tij në pyetje nga grupi hetimor për të hedhur dritë mbi shkaqet që e çuan që të qëllojë me armë zjarri të vëllanë.

Ndërkohë banorët e fshatit, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit,  thonë se nuk kanë dijeni për konflikte mes dy vëllezërve.

"Lashë lopatën dhe pashë të vëllain që po ikte me makinë, gratë ulërinin. Atë po e nxirrnin i vëllai dhe nipi. E ndihmova dhe çuam në Lushnje. Një plumb ka marrë në zemër dhe dy poshtë."

"Mirë kanë shkuar, nuk di gjë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat