SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës/ Hetim nëse ish-prokurori i Sarandës ka prona të regjistruara

Shqipëria

SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës/ Hetim nëse ish-prokurori i Sarandës ka prona të regjistruara

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

SPAK ka zbarkuar në Kadastrën e Vlorës ditën e sotme, pasi do të vijojë hetimin e disa prej dosjeve të tokave në bregdet.

Një ndër çështjet që SPAK po heton në kadastrën e Vlorës është për të hetuar nëse ish prokurori i Sarandës Sali Hasa mund të ketë ose jo prona të regjistruara në hipotekën e Vlorës.

Kadastra e Vlorës e cila ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për problematika të ndryshme ka bërë që në këtë  institucion të  verifikohen lëvizjet e ndryshme , që nga regjistrime, legalizimet dhe deri te mungesa e marrëdhënies korrekte me qytetarët.

Sërish ka lëvizje në pozicionet drejtuese, ku në krye të hipotekës është emëruar Reinard Meta, i cili zuri vendin e Klodian Trocit.

Në kadastrën e Vlorës janë ndërruar 14 drejtorë në 2 vite që prej shtatorit 2019 Troci ka ndenjur në detyrë gati 9 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat