155 km/h në autostradë, policia kap “fluturuesit”

Shqipëria

155 km/h në autostradë, policia kap “fluturuesit”

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 08:57
Pamje nga video

Mbrëmjen e sotme policia ka ushtruar kontrolle me radar në autostradën Tiranë-Durrës për të bërë të mundur ndëshkimin e shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Në të dyja kahet e autostradës janë konstatuar automjete me shpejtësi nga 136 deri në 155 km/h edhe pse trafiku ka qenë shumë i lartë.

Policia ka pezulluar 11 patenta nga 1 deri në 8 muaj. Disa prej shoferëve janë ndëshkuar me gjobë deri në 20 mijë lekë të rinj.

Njoftimi i policisë

Vijojnë masat e shtuara në fundjavë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Monitorim me Radar dhe, në Tiranë – Durrës – Tiranë për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

– Gjatë orëve të mbrëmjes, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 136 km/h deri në 155 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende shumë i lartë.

– Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 11 leje drejtimi nga 1 deri në 8 muaj, për shpejtësi tej normës së lejuar dhe janë ndëshkuar me masë administrative nga 10.000 deri në 20.000 lek të rinj.

– Gjithashtu janë vendosur 17 masa administrative me vlerë 4.000 lekë të rinj secila për shpejtësi nga 117 km/h deri në 127 km/h.

Ndërkohë vijon monitorimi dhe me drager në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

– Si rezultat janë vënë në pranga 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 14 masa administrative me vlerë nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotësues, atë të pezullimit të lejes së drejtimit.

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara dhe mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Në të gjitha akset nacionale dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik. Shijoni fundjavën, por respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat