Arrestohet 30-vjeçari që plagosi studenten në Vlorë, Policia: Kishte edhe 2 granata

Shqipëria

Arrestohet 30-vjeçari që plagosi studenten në Vlorë, Policia: Kishte edhe 2 granata

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 13:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas plagosjes së një vajze të re në Vlorë, Policia ka arrestuar të riun që qëlloi ndaj saj dhe zbardhi emrat e protagonistëve të kësaj ngjarje të rëndë.

Mësohet se vajza 20-vjeçare, K.Z, e lindur në Berat, është studente në Vlorë. Ajo është jashtë rrezikut për jetën në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore.

Ndërsa, autori i plagosjes së saj, është Fadil Nikaj, 30 vjeç me banim në Shkodër dhe ai u arrestua menjëhërë pas ngjarjes.

Ka rezultuar se Nikaj veç pistoletës, kishte edhe dy granata.

Policia tha se arrestimi u bë brenda pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes.

“Më datë 25.09.201, rreth orës  12:05, në  vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar  për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të mejëhershëm  të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur  kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një granatë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në çantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Grupi hetimor ngodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë  po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat