Domatja falimenton fermerët në Fier, shkak fidanët dhe farërat

Shqipëria

Domatja falimenton fermerët në Fier, shkak fidanët dhe farërat

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 15:11
Domatet në Fier

Prodhimi i domates në fshatrat e Fierit ka rezultuar fatal për qindra fermerë këtë vit. Ata thonë se farërat dhe fidanët kanë qenë të dëmtuara këtë sezon, ndërsa i bëjnë apel ndaj Ministrisë së Bujqisë që të ndërhyjë për kontrollin e tyre.

Qindra fermerë të fshatrave Suk 1, Suk 2 dhe Arapaj po kalojnë një sezon dramatik përsa i pëket prodhimit të domates.

Serat e mbjella me domaten “organë” kanë zhgënjyer fermerët teksa thonë se prodhimi ka qenë minimal.

"Nuk zuri kokrra dhe si bimë nuk eci. Kërkojmë të drejtën tonë, na ka ardhur farishtja e keqe."

"U sëmur domatja, e kam mbajtur deri në krye të muajit me vështirësi".

Ata drejtojnë gishtin drejt pikave të shitjes së farërave dhe fidanëve.

"Jemi mbi 300 fermerë të dëmtuar."

"Jemi shumë në hall."

Pjesa më e madhe e fermerëve të këtyrë zonave të ardhurat i kanë ka shitja e prodhimit të serave, ndërsa thonë se ky ka qenë një vit i vështirë për ta.

Fermerët kërkojnë ndërhyrjen e Ministrisë së Bujqësisë për të kontrolluar farërat dhe fidanët që u shiten fermerëve.

"Ku është shteti këtu që do taksat tona, të ngrejë dorë!"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat