Tentoi të shuante zjarrin në tokën e tij, ndërron jetë nga asfiksimi 59-vjeçari në Kavajë

Shqipëria

Tentoi të shuante zjarrin në tokën e tij, ndërron jetë nga asfiksimi 59-vjeçari në Kavajë

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 17:10
Foto

Një 59-vjeçar ka ndërruar jetë në në fshatin Sterbeg të Kavajës, pasi është asfiksuar duke tentuar të shuajë zjarrin në tokën e tij.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në tokën e viktimës R. P., ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh. Dyshohet se duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat