Vizita e Ramës në Kosovës, PD i kërkon dorëheqjen: Tellall i projektit të Vuçiqit

Shqipëria

Vizita e Ramës në Kosovës, PD i kërkon dorëheqjen: Tellall i projektit të Vuçiqit

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 13:56
Edi Rama dhe Albin Kurti

Ka ardhur reagimi i parë i opozitës sa i përket vizitës së parë zyrtare të Ramës në Kosovë, pas formimit të qeverisë së re.

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ish-ministër i Jashtëm me anë të një postimi në rrjetet sociale kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pasi e fajëson si njeri që po luan lojën e presidentit serb me iniciativën Open Balkan.

"Dorëheqja e Rames-domosdoshmëri me dështimin e “Ballkanit të hapur”! Tashmë qartësisht ai “projekt” i Vuçiç, që vetëm e kurorëzoi atë si lider të Ballkanit, që tentoi të perdorej për te “shplarë” Serbinë nga çfarë i krijoi Rajonit, që kërkoi të lërë në “hije” Kosovën, që u ndertua si një shtojcë e Unionit EuroAzin të Moskës, u ç'bë", shkruan Shehu në një qëndrim të tij.

"Veçanërisht mbas ngjarjeve të Malit te Zi, agresionit drejt Kosovës me tanke e avionë rusë, ky projekt tashme nuk ekziston më edhe si fasadë. Këtë gjë e konfirmoi edhe vizita e sforcuar e e detyruar e sotme e Ramës në Prishtinë".

"Kjo u lexua edhe nga fjala e Kurtit aty, në çdo gjë që ndodhi. Në këto kushte për Ramën, si tellall i atj projekti, ngel vetëm një mundësi: Dorëheqja e menjëhereshme mbas ketij dështimi do te ishte zgjidhja vetme për ate dhe këtë maxhorance!", thekson Shehu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat