Meta takim me Ambasadoren e re të Irlandës/ Forcim i mëtejshëm i marrëdhënieve mes dy vendeve

Shqipëria

Meta takim me Ambasadoren e re të Irlandës/ Forcim i mëtejshëm i marrëdhënieve mes dy vendeve

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 18:48
Foto nga takimi

residenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e re të Republikës së Irlandës në Shqipëri, Sh.S.Znj. Iseult Fitzgerald, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Meta bën me dije se shprehu mirënjohjen për ndihmën, që Irlanda, ka dhënë për lehtësimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, për mbështetjen në vazhdimësi për Shqipërinë, si dhe për rolin konstruktiv në rajon.

Vlerësova rëndësinë e intesifikimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok, veçanërisht në ato ekonomike dhe tregtare, që janë nën nivelin e potencialeve tona. 

E falenderova gjithashtu Ambasadoren në emër të të gjithë shqiptarëve, të cilët kanë ndërtuar jetën e tyre në Republikën e Irlandës, për mundësitë, që u janë krijuar, për t’u integruar në shoqërinë e tyre.
I urova shumë suksese në misionin e saj diplomatik në Shqipëri dhe e sigurova për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë në funksion të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve tona
”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat