“Benz-i” përplaset me “Ford-in”, plagosen 4 persona. Detaje

Shqipëria

“Benz-i” përplaset me “Ford-in”, plagosen 4 persona. Detaje

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 15:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Petovë, të Fierit.

Si pasojë e përplasjes së dy makinave një tip “Benz” dhe “Ford” janë lënduar drejtuesi i mjetit tip “Benz” dhe 3 pasagjere, të cilat po marrin mjekim në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

“Sot rreth orës 14:00, në fshatin Petovë, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe “Ford” me drejtues përkatësisht shtetasit N. P dhe K. L.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit tip “Benz” dhe 3 pasagjere, të cilat po marin mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat