Me prindër të divorcuar, i rritur nga gjyshi, kush është 21-vjeçari që i mori jetën policit në Lezhë

Shqipëria

Me prindër të divorcuar, i rritur nga gjyshi, kush është 21-vjeçari që i mori jetën policit në Lezhë

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 16:24
Aldi Rama, 21-vjeçari nga Lezha

Aldi Rama, 21-vjeçari nga Lezha që vrau me armë zjarri paraditen e të martës efektivin e policisë Saimir Hoxha ka qenë dënuar nga Gjykata e Lezhës me 5 vite burg, por në përfundim është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për prodhim e shitje narkotikësh dhe vjedhje.

Nisur nga koha kur është kryer vepra penale, viti 2018, autorit ka qene 18 vjeç. I rritur nga gjyshi i tij dhe nisur nga fakti se që prej moshës 12-vjeçare ka qenë me prindër të divorcuar, gjykata ka pezulluar dënimin duke e lënë vetëm në shërbim prove.

Pavarësisht këtij vendimi, atij i është ndërruar masa e sigurisë në arrest shtëpie.

Shkak për arrestimin e të riut në 2018 ka qenë ish e dashura e tij, e cila e kishte kallëzuar në prokurori për vjedhje të celularit, si dhe dhënie të lëndëve narkotike.

Polici Saimir Hoxha u vra me armë zjarri në Ishull Lezhë ndërsa po patrullonte për kultivim bimësh narkotike.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes Aldi Rama ka qëlluar nga makina në drejtim të efektivit sapo ai ka e ka ndaluar për kontroll.

Duke qenë se autori i dyshuar ka hapur zjarr menjëherë ka qenë e pamundur që Saimir Hoxha të reagojë.

21-vjeçari është larguar me makinë nga vendngjarja. Policia e Shtetit ka ofruar 20 mijë euro për këdo që ndihmon në kapjen e tij duke siguruar ruajtjen e plotë të anonimatit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat