Aldo Rama u lirua në 6 maj 2021, ishte dënuar me mbi 3 vite burg për kanabis

Shqipëria

Aldo Rama u lirua në 6 maj 2021, ishte dënuar me mbi 3 vite burg për kanabis

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 16:56
Aldo Rama

Sipas policisë, 21-vjeçari Aldo Rama ka qëlluar veten me pistoletën e tij dhe është gjendur shtrirë buze një kanali.

Mësohet se ai është në gjendje të rendë për jetën dhe po transportohet me ambulancë në spital.

Ndërsa, prokuroria dhe policia dyshonin për një akt vetëvrasje pasi numri i telefonit të Aldo Rames ishte vënë në përgjim prej orësh.

Rama qëlloi sot për vdekje një oficer policie, Saimir Hoxhën, 44 vjeç babai i dy fëmijëve.

Hoxha ishte nisur në aksionin antikanabis së bashku me 4 efektivë të tjerë, mes tyre Shefi i Krimeve në Lezhë.

Ndërkohë, Aldo Rama ishte liruar nga burgu ne 6 maj 2021 nga gjykata e Lezhës e cila kishte vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Po ashtu, gjykata e Lezhës e ka dënuar Ramën me 5 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, por më pas është dënuar me 3 vite e 4 muaj për shkak të moshës së re.

Aldo Rama ka qenë në arrest shtëpie pasi ishte arrestuar më herët me 30 doza hashash si person që shpërndante dhe kultivonte drogë në Lezhë.

Ai është rritur nga gjyshi i tij pasi, prindërit i janë ndarë në moshën 12-vjeçare.  

Pikërisht lidhur me këto dyshime për kultivimin edhe shpërndarjen e drogës, policia zhvilloi operacionin ku merret pjesë edhe efektivi Saimir Hoxha.

Ai së bashku me kolegët ishte pjesë e një grupi të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kur kanë hasur Ramën në një moment, i cili ishte në një automjet me 3 persona brenda.

Autori i dyshuar, Aldo Rama ka qenë në sediljen e pasme të makinës, sapo polici i është afruar u ka kërkuar kartat e identitetit.

Në këtë moment Aldo ka qëlluar me armë. Drejt grupit të patrullës janë qëlluar 10 plumba.

Dy policët e tjerë janë ndërhyrë duke arrestuar dy personat që ndodheshin në sediljen e parë ndërsa Rama arriti të largohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat