Vrasja e efektivit Saimir Hoxha, Ministri i Brendshëm mbledh drejtuesit vendorë të Policisë

Shqipëria

Vrasja e efektivit Saimir Hoxha, Ministri i Brendshëm mbledh drejtuesit vendorë të Policisë

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 09:13
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuç

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka mbledhur sot 12 drejtuesit e Policisë nëpër qarqe për vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë.

Sipas News24 pas takimit për Saimir Hoxhën do të vendoset ylli në memorialin e 224 dëshmorëve policë të rënë në krye të detyrës në Shqipëri.

Qeveria miratoi diten e djeshme vendimin për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të nënkomisar Saimir Hoxhës. Gjithashtu, qeveria mori vendim për trajtimin e menjëhershëm financiar të familjarëve të nenkomisarit.

“Sot ne morëm vendimin për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të nënkomisar Saimir Hoxhës dhe njëkohësisht qeveria mori vendim për trajtimin e menjëhershëm financiar të familjarëve, dhe me marrjen e titullit “Dëshmor i Atdheut”, kur të hyjë në fuqi ligji i ri që ne miratuam në mbledhjen e parë të kësaj qeverie, familjarët dhe posaçërisht fëmijët, do të trajtohen si fëmijë në përkujdesje të Republikës.

Kjo do të thotë, se fëmijët e “Dëshmorit të Atdheut” do të marrin një trajtim deri në moshën 18 vjeç, e nëse vijojnë shkollën e lartë, deri në 25 vjeç, dy djemtë do të marrin një pagë prej 170 % të pagës që ka patur Nënkomisar Saimir Hoxha”, tha nje dite me pare ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat