Deputeti i PD ironizon Ramën për çmimin e karburantit: Ju që e votuat, nga gjeli i detit do ju ngelet vetëm kofsha

Shqipëria

Deputeti i PD ironizon Ramën për çmimin e karburantit: Ju që e votuat, nga gjeli i detit do ju ngelet vetëm kofsha

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 16:24
Saimir Korreshi

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama pas deklaratës së tij për rritjen e çmimit të gazit dhe naftës.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Korreshi është shprehur se Rama e përballon rritjen e çmimit pasi nuk ka paguar asnjëherë as naftë as gaz.

“Ti e perballon o zoteri se nuk ke paguar ndonjehere as nafte e as gas, po hajde e pyet njehere ketej se me sa sukses do ta perballojne?? Zot na ruaj! Qe ta merrni vesh ju qe e votuat.

Me durim e me terezi nga gjeli i detit do ngeli vetem kofsha per vit te ri”, shprehet Korreshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat