Berat/ Zjarr në Duhanas, në rrezik nën/stacioni elektrik i fshatit

Shqipëria

Berat/ Zjarr në Duhanas, në rrezik nën/stacioni elektrik i fshatit

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 16:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i fuqishëm është shfaqur në fshatin Duhanas në Berat. Burime për Ora News, bëjnë me dije se zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga disa prej banorëve të zonës,që ishin duke djegur mbeturinat në tokat e tyre. Era e fortë ka favorizuar flakët e zjarrit,duke i bërë ato të pakontrollueshme nga vetë banorët,të cilët kanë njoftuar policinë.

Flakët e zjarrit u përhapën me shpejtësi drejt tokave të tjera bujqësore,ndërkohë që në rrezik nga flakët ndodhet nën/stacioni elektrik i fshatit. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Repartit të shpëtimit nga zjarri,të cilët po përpiqen të neutralizojnë flakët dhe të shmangin përhapjen e tyre drejt nën/stacionit elektrik.

Image

Duke qenë se zona është favorizuese për kalimin e mjeteve deri në zonën e zjarrit, në aksionin për fikjen e tij janë përfshirë 3 mjete zjarrfikëseje dhe dhjetëra efektivë zjarrfikësish.

Edhe pse vala e madhe e zjarrit është minimizuar, zjarri vijon ende të përparojë, ndërkohë që ka ende disa vatra aktive në tokat e përfshira nga flakët.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat