Basha i hoqi “Zgjedhoren”/ Bylykbashi flet për herë të parë: S’e kam me tapi, isha kundër djegies së mandateve

Shqipëria

Basha i hoqi “Zgjedhoren”/ Bylykbashi flet për herë të parë: S’e kam me tapi, isha kundër djegies së mandateve

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 00:28
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka lënë të nëkuptohet se prishja e marrëdhënieve me kryedemokratin, Lulzim Basha ka nisur që pas vendimit për djegien e mandateve 2 vite më parë. I ftuar në emisionin “Log”, ai tha se kurrë më parë nuk e kishte thënë publikisht, por se ai ishte një prej zërave kundër të djegies së mandateve.

“Është e vërtetë që në 2019 i kam thënë Bashës të mos djegë mandatet. S’e kam thënë ndonjëherë publikisht. Kam folur për vendime më të rëndësishme, por në njohjen time më të mirë. Bashë me Rusmajlin ne hartuam një dispozitë kundër djegies së mandateve. Isha i bindur se dispozita ishte e hekurt dhe do kishte pasoja. Kur ishte hedhur si ide djegia e mandateve e kam kundërshtuar një gjë të tillë. Në kjo ndodh kjo do çojë në mbushje të përlamentit me pjesën e dytë të listës dhe gjëja më e keqe ishte se do të ndryshonte Kushtetuta”, tha Bylykbashki.

Por se përse nuk e dëgjoi Basha për këtë vendim Bylykbashi tha se nuk e ka një përgjigje, por thekson se ia ka kujtuar më vonë.

“Po i thashë disa herë. Besoj se nuk është koha të flas për diskutime të brendshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat