“Varfëruat shqiptarët”, Ahmetaj i përgjigjet opozitës: Kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon

Shqipëria

“Varfëruat shqiptarët”, Ahmetaj i përgjigjet opozitës: Kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 11:12
Arben Ahmetaj

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga foltorja e Kuvendit hedh poshtë pretendimet e opoziutës se shqiptarë janë sot më të varfër. Ahmetaj përsëriti edhe njëherë se Shqiparia ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon, prej 18%.

“Faktet janë fakte. Çfarë ndodhi me pandeminë në këtë vend. Përgjegjshmëria e mazhorancës. Blerja më parë se kushdo tjetër në rajon e vaksinave, përballë pandemisë ne nuk jemi Zoti. Sigurisht fatalitet ishin prezencë por shumë më të ulëta se në shumë vende. Numrat që sillni nuk u fshehim. Ku i gjetët? Sot kemi shumë më pak vdekje për shkak të kujdesit shëndetësor, për shkak të heroizmit të mjekëve dhe të vaksinimit. Deri në fund të vitit do të vijnë 3 milion vaksina. Ka vende që akoma lypin dhe ne i kemi.

E njëjta gjë ndodhi edhe me tërmetin. Përgjigjen e kemi në dorë. Mund të flasësh për varfërinë me klithma populiste por nuk e shpëton. Ulja e TVSH nuk shkon te konsumatori, përkundrazi e dëmton buxhetin. Shkon te ata që ju pretendoni dhe i shani këtu si oligarkë. Ka nevojë për më shumë institucione monitor3uese. Por nuk bëhet për një ditë. U thoni shqiptarëve se  u varfëruat. Ndërkohë modestisht dua të përmend se kursimet e vogla janë rritur.

Falë zotit, falë ekonomisë rritet kursimet. Nga ana tjetër rritet kredia për herë të parë. duhet ta celebrojmë edhe rikthimin e rritjes ekonomike. Dua tju sjell një statistikë modeste. Raporti i BB e konsideron Shqipërinë me rritjen më të madhe në rajon, falë punës, falë sipërmarrjes. Unë skam ndërmend të shaj kënd. Duhet ta celebrojmë rikthimin e vendeve të punës.

Duroni me 48 orë do të vijmë me një plan për energjinë. Nuk ju thuhet shqiptarëve u vafrëura, kur ekonomia është rritur me 18%. Udhëtuam në greminë me dy fatkeqësi dhe po ringrihemi, duhe3t ta celebrojmë,” deklaroi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat