Malltezi: Sorosi pronar i pusit të naftës në Nartë, u dha leje në zonë të mbrojtur

Shqipëria

Malltezi: Sorosi pronar i pusit të naftës në Nartë, u dha leje në zonë të mbrojtur

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 19:21
Ilustrim

Dhëndëri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ka bërë një denoncim sipas tij në Facebook lidhur me një pus nafte në brenda zonës së mbrojtur në Nartë.

Ai shkruan se pronari i kompanisë së naftës është Soros, prandaj dy ministra dhe 4 agjenci shkelen ligjin ndërsa, prokuroria ka ikur në drejtim të paditur.

Ai shton se pse paguhet për Agjenci Zonave të Mbrojtura kur ata japin leje për pus nafte brenda Zonës se Mbrojtur.

Malltezi: Pus Nafte per SOROS mu brenda Zones se Mbrojtur ne Narte!!! Del se Soros qenka pronar i kompanise se naftes prandaj dy ministra dhe 4 Agjensi shkelen ligjin ndersa Prokuroria ka ik ne drejtim te paditur. Cili nga mercenar-gazetaret e Soros e dha si lajm? U mcefen. Kush duhet te mbaje pergjegjesi per shkelje ligji? Pse paguajme per Agjensi Zonave te Mbrojtura kur keta japin leje pus nafte brenda Zones se Mbrojtur? Pse na duhet Agjensia e Bregdetit? Po atehere beni nje amendim ligjor qe shkruan se "cdo ligj qe bie ndesh me interesat e Soros eshte nul" Shtet i qelberisur nga Soros, ku mercenar-politikane te soros pozojne per ligje dhe ku mercenar-gazetaret e Soros bejne mender-habere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat