Zekthi: Nuk merret vesh sa kokainë hyn

Shqipëria

Zekthi: Nuk merret vesh sa kokainë hyn

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 00:55
Fitim Zekthi

Analisti Dritan Hila pasi dha dorëhehqjen Ardi Veliu, ka kërkuar që të bëhet statusi i policit që askush të mos i heqë nga puna nëse nuk kanë kryer asnjë shkelje.

Ndërsa Fitim Zekthi, koordinator kombëtar për komunikimin social dhe politik tha se duhet të bëhet dhe shtohet se qeveria përbëhet nga një triadë.

Dritan Hila: Pse nuk u kujtuan të bëjnë statusin e policit që të mos ketë burrë nëne që ta heqë policin?

Fitim Zekthi: Thelbi ky është, policia ka aq autoritet sa ta bëjë shtetin. Qeveria është e korruptuar dhe përbëhet nga një triadë që është një pjesë e krimit të organizuar, një pjesë e bizneseve klienteliste që marrin koncesione dhe një vijë e hollë që nuk është PS e vjetër. Policët e shkretë janë njerëzit më të keqpërdorur dhe më të poshtëruar. Ka hashash me tonelata, tani nuk merret vesh sa kokainë hy, Ky lloj tmerri është pjesë e triadës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat