KQZ vendos të të rihapë 500 kuti votimi të zgjedhjeve të 25 prillit

Shqipëria

KQZ vendos të të rihapë 500 kuti votimi të zgjedhjeve të 25 prillit

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 09:24
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të rinumërojë rreth 500 kuti votimi të zgjedhjeve të 25 prillit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi të enjten projektudhëzimin për përcaktimin e procedurave të këqyrjes paszgjedhore të fletëve të votimit dhe matertialeve zgjedhore.

Procesi i këqyrjes paszgjedhore konsiston në hapjen e kutive të materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit, si dhe në monitorimin dhe vlerësimin e funksionimit të pajisjeve të teknologjisë se informacionit të përdorura në zgjedhjet e datës 25 prill 2021.

Qëllimi i këtij procesi është të verifikojë rregullsinë dhe saktësinë e veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë administrimit të procesit dhe vlerësimit e numërimit të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat