Sherr me sende të forta mes disa personave, plagoset një prej tyre. Policia jep detajet

Shqipëria

Sherr me sende të forta mes disa personave, plagoset një prej tyre. Policia jep detajet

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Një konflikt me sende të forta ka përfunduar me plagosjen e një personi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Muzakajt” të Korçës. I plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 09.10.2021, rreth orës 17:20, në lagjen nr. 17, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, gjatë një konflikti të çastit midis disa shtetasve, është dëmtuar me mjete të forta shtetasi E. Sh., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, aktualisht ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat