Duka për përçarjet në PD: Konfliktohen kot, opozita shqiptare në momentet e saj më të vështira

Shqipëria

Duka për përçarjet në PD: Konfliktohen kot, opozita shqiptare në momentet e saj më të vështira

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 22:21
Agron Duka

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka duke komentuar përplasjet brenda PD, tha se opozita shqiptare ndodhet në momentet e saj më të vështira.

Duka theksoi se përplasjet në PD janë ende të paqarta.

“PD dhe opozita janë në momente më të vështira të vetat. Lind një pyetje këtu. Kjo u bë për shkak se konfliktohen kot me njëri me tjetrin. Ka fat Rama apo kanë sajuar ndonjë gjë? A ka fat apo e ka bërë vetë? Ju bëni sikur, pse shkoni në mbledhjen e PD? Mos shkoni në mbledhje”, tha ai.

Ai konfirmoi se mes aleatëve dhe Partisë Demokratike nuk ka asnjë bashkëpunim, që pas zgjedhjeve.

“Ne direkt pas zgjedhjeve nuk kemi asnjë lloj bashkëpunimi me PD. Mbase ato duke pasur problemet brenda vetes, nuk e gjejnë kohën për aleatët”, shtoi Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat