Makina del nga rruga në Fushë-Krujë, plagoset 18-vjeçari

Shqipëria

Makina del nga rruga në Fushë-Krujë, plagoset 18-vjeçari

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 13:26
Foto Ilustrim

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Fushë-Krujë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet R. P., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Golf” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Ndërkohë, i riu është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat