Çuçi: Vjosa park kombëtar kaloi në KKT, shumë shpejt në qeveri

Shqipëria

Çuçi: Vjosa park kombëtar kaloi në KKT, shumë shpejt në qeveri

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 20:40
Ornela Çuçi

Ornela Çuçi, zv. ministre e Mjedisit tha në RinOn se me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit, Vjosa tashmë është zonë e mbrojtur dhe për shumë pak kohë ky vendim do të marrë miratimin në qeveri.

A do të duhet që Vjosa të jetë park natyror? Ishte kjo pyetja që ngriti Çuçi, ndërsa përkufizoi dhe termin.

“Park natyror është zonë e konservuar dhe kur ti thua zonë e konservuar e kupton që s’mund të prekësh as gjethen sepse duhet ta lësh të ruhet ashtu siç është. Në fakt buzë Vjosës jetojnë 55 mijë banorë në qytete,” – tha ajo.

Ministrja solli në vëmendje se Shqipëria është i vetmi vend në gjithë rajonin që ka tre lumenj të shpallura si zona të mbrojtura, lumi i Vjosës, lumi i Bunës dhe lumi i Shalës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat