Kola: Duket se SHBA po i bën presion PD më shumë se kujto tjetër

Shqipëria

Kola: Duket se SHBA po i bën presion PD më shumë se kujto tjetër

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 21:35
Vehap Kola

Analisti Vehap Kola, në lidhje me përjashtimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, shprehet se SHBA e ka detyruar opozitën të marrë një vendim të gabuar, që sipas tij një vendim i tillë forcon kontrollin e Edi Ramës mbi drejtësinë.

Kola thotë se SHBA po i bën presion PD më shumë se kujto tjetër.

Vehap Kola: Precedenti i përjashtimit nga grupi i parlamentar të Berishës, është një precedent që vetë PD e ka vënë me kërkesat që ka pasur ndaj regjimit. Në rastin e Berishës, ngulmimi i SHBA bie më shumë në sy për shkak se rezistenca nga ana e PD ka qenë e madhe. Janë kërkuar fakte prova dhe dokumente dhe nuk është marrë një  vendim i menjëhershëm sapo doli vendimi për shpalljen ‘Non Grata’ të tij. 

SHBA e ka detyruar opozitën të marrë një vendim të gabuar, që forcojnë kontrollin e Edi Ramës mbi drejtësinë. Për shkak të rezistencës së madhe nga PD, për shkak të fuqisë që ka Berisha  në të djathtën, duket sikur që SHBA bëri mbi PD një presion që nuk e kanë bërë mbi të tjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat