U shfaq në video duke dhënë para në këmbim të votave, arrestohet pas disa muajsh kërkime ish-kandidati për deputet

Shqipëria

U shfaq në video duke dhënë para në këmbim të votave, arrestohet pas disa muajsh kërkime ish-kandidati për deputet

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Bëhet fjalë për shtetasin Etion Joka, ish-kandidat për deputet i LSI në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ky i fundit u shpall në kërkim pasi dosja i kaloi SPAK, fill pasi u shfaq në një vide duke dhënë para në këmbim të votës.

“Nga specialistët për Hetimin e Korrupsionit u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin E. J, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat