Shifrat e Covid-19/ Tritan Shehu: Shqiptarët janë lënë në mëshirë të fatit nga kjo qeveri dhe kryeministër

Shqipëria

Shifrat e Covid-19/ Tritan Shehu: Shqiptarët janë lënë në mëshirë të fatit nga kjo qeveri dhe kryeministër

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 17:31
Tritan Shehu

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti Tritan Shehu i ka konsideruar tragjike shifrat e fundit të Covid-19 vë vend. Sipas tij realiteti po fshihet qëllimisht duke thënë se kjo është një vepër penale.

Më tej si shprehet se Shqipëria renditet nën mesataren botërore të vaksinimit dhe në një kohë që Italia ka vaksinuar mbi 80% të popullsisë ne vaksinohemi me vaksina të pacertifikuara dhe kineze.

Postimi:

Covid, jemi perpara nje krimi:
Ndersa shqiptaret po vdesin ne shumice, kjo Qeveri vazhdon ne pa pergjegjeshmerine e pa aftesine e saj, ky eshte krim!
Indekset Covid te ketyre diteve, (flas vetem per shifrat zyrtare), jane tragjike:
1-Gjate kesaj periudhe mezatarisht jemi ne 10 vdekje ne dite, me nje tendence te frikeshme te uljes se moshes.
Pra jemi ne 3,5 vdekje per 1 milion banore.
Italia aktualisht eshte mezatarisht ne 0,6 vdekje per 1 milion banore.
2-Ne Shqiperi kryhen mezatarisht 3500 testime pra 1200 per 1 milion banore.
Ne Itali kryhen mbi 500 mije testime ose afer 8 mije per 1 milion banore.
3-Ne Shqiperi diagnostikohen pozitive reth 550 ne dite, me nje pozitivitet 16%.
Ne Itali diagnostikohen reth 2700 raste te reja ne dite me nje pozitivitet 0,5%.
Dhe te jeni te bindur se ne te vertete keto shifra per neve jane disa here me te larta, ashtu sic dolen numrat e vdekshmerise, qe kapercyen 16 mije, sepse:
a) Realiteti po fshihet qellimisht, qofte duke mos raportuar semundjen baze, por komplikacionet dhe kjo eshte veper penale.
b) Nga pa mundesia e sherbimit paresor per te ndjekur ambulatorisht.
c) Nga shtrimet “ilegale” ne spitalet periferike akoma te bllokuara, me pasoje dhe mos deklarimin e diagnozes se vertete te fataliteteve.
d) Nga numri shume i vogel i testimeve, ku dhe vete pozitiviteti i tyre i raportuar flet per gjendje katastrofale etj.
Kjo sepse shqiptaret jane lene ne meshire te fatit nga ky Kryeminister e Qeveri:
— Persa i takon masave te pergjitheshme anti Covid, duke filluar me sistemin paresor, spitalorin, reanimacionet politikat absurde te testimeve etj.
—Persa i takon vaksinimit ku ne renditemi shume nen mezataren boterore me 31,5 persona te vaksinuar plotesisht per 100 banore.
Dhe me shumicen e tyre keta me vaksina kineze apo ruse te pa certifikuara.
Nderkohe qe Italia ka arritur ne 83% te te vaksinuarve plotesisht.
—Per mos fillimin e vaksinimit me vaksina reale te atyre qu u jane aplikuar ato te pa certifikuarat.
—Per asnje mase te mare per uljen e moshes te te vaksinuarve.
—Per mos fillimin e dozes se trete.
Nqs deri tashti kemi kaluar 16000 humbje jete, te jeni te bindur se po u vazhdua keshtu kjo shifer ne muajt qe vijne do te jete shume me larte. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat