Zbardhen detaje rrëqethëse, e moshuara që humbi jetën pas zjarrit në Astir ishte dhunuar disa herë nga i biri

Shqipëria

Zbardhen detaje rrëqethëse, e moshuara që humbi jetën pas zjarrit në Astir ishte dhunuar disa herë nga i biri

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Në derën e familjes Osmënaj, policia kishte shkuar disa herë. Shkak i vizitës së bluve të komisariatit nr.6 ishin denoncimet e shumta të banorëve të këtij pallati, pasi Klodian Osmënaj e dhunonte dhe grindej shpesh herë me nënë e tij 62-vjecare Hava Osmënaj, e cila mbeti viktimë e tRagjedisë së mëngjesit të djeshëm.

Edhe pse e moshuara dhunohej vazhdimisht nga djali i saj ajo asnjëherë nuk kishte kërkuar urdhër mbrojtje, apo të kishte bërë kallëzim në polici për dhunë në familje.

Mësohet se viktima e tragjedisë së djeshme edhe pse dhunohej nga djali nuk nuk kish pranuar që të pajiset me urdhër mbrojtje edhe kur i ish ofruar, pasi sipas saj djali i saj agresiv dhe me probleme mendore kishte nevojë për përkujdesjen e saj.

Ndërkohë mësohet se ekspertët pas mbledhjes të të gjithë provave në banesën e shkrumbuar është në pritje të përgjigjes së ekspertizës për të mësuar  vatrën e parë të zjarrit.

Në pamundësi për të dalë nga dera, Hava Osmënaj, 62-vjeçe dhe Klodjan Osmënaj, 36-vjec, në caste paniku, u hodhën nga  ballkonj për t’u shpëtuar flakëve, ku Havaja, humbi jetën ndërsa djali i saj ndodhet në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat