Lëkundje të forta tërmeti në Lezhë, qytetarët: Ishte i fortë

Shqipëria

Lëkundje të forta tërmeti në Lezhë, qytetarët: Ishte i fortë

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e kësaj të dielë në vendin tonë.

Sipas IGJEUM një tërmet 4.5 ballë i shkallës rihter me epiqendër në Lezhë, 16 km në verilindje të Shëngjinit në një thellësi prej 20 kilometër.

Ndërkohë në faqen e EMSC kanë komentuar një numër i madh qytetarësh, të cilët theksojnë se lëkundjet kanë qenë të forta.

Shumë nga komentet theksojnë se janë trembur nga lëkundjet e ndjera mbrëmjen e sotme dhe kanë frikë.

“Ishte i forte”, shkruan një komentues.

“U ndie sërish, nuk do na lërë me flet rehat”, shkruan një tjetër .

Ndërkohë lëkundjet e ndjera në Lezhë, kanë krijuar shumë panik tek qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat