Digjet një shtëpi në Korçë, një person bllokohet brenda nga flakët

Shqipëria

Digjet një shtëpi në Korçë, një person bllokohet brenda nga flakët

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Një shtëpi është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Korçë. Brenda banesës ndodhet një person, fati i të cilit ende nuk dihet, pasi është bllokuar nga flakët që përfshinë godinën. Dyshimet e para janë se mund të ketë humbur jetë nga asfiksia.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 11 të qytetit juglindor.

Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton se policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes duke vijuar luftën me flakët për të shpëtuar personin që ndodhet brenda në shtëpi.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat