Aksident, sapo kishte dalë nga spitali, 32-vjeçari përplaset me makinën, zbardhen detajet e para

Shqipëria

Aksident, sapo kishte dalë nga spitali, 32-vjeçari përplaset me makinën, zbardhen detajet e para

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 17:30
Ilustrim

Aksident tek rreth-rrotullimi pranë Urës së Goricës në Berat. Motori i picave rreshket dhe përplaset me një makinë, motoçiklisti 32-vjeç në gjendje të rëndë.

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rreth-rrotullimin në afërsi të Urës së Goricës në Berat. Një 32-vjeçar që shpërndan pizza në qytet ka rrëshkitur me motor dhe është përplasur me një makinë që udhëtonte përpara tij në rrugë.

Përplasja e motorit me targa AP 153 me mjetin tip Volvo me targa AA 323 DJ ka qenë e fuqishme. Pas përplasjes, drejtuesi i motorit Erjon Gjeçi,32-vjeç,është goditur në asfaltin e rrugës, duke marrë plagë të rënda në kokë e trup.

Ai është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e 32-vjeçarit paraqitet kritike, për shkak se ai vetëm disa ditë më parë kishte dalë nga spitali, ku kishte kryer një operacion.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore, që po kryejnë kqyrjen e vendit të aksidentit, ndërkohë që është shoqëruar në polici për të dhënë deklaratën e tij drejtuesi i mjetit tip Volvo, Geri Sulkaj,24-vjeç.Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se shkak për aksidentit është bërë shpejtësia e motorit, që për shkak të lagështirës në rrugë ka rrëshkitur dhe i ka rënë nga prapa furishëm Volvos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat