Deputeti i PD zbulon lojën ‘e fshehtë’ të Lulzim Bashës

Shqipëria

Deputeti i PD zbulon lojën ‘e fshehtë’ të Lulzim Bashës

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 22:24
Oerd Bylykbashi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka bërë me dije se ka dalë kundër amendamenteve të propozuara.

Bylykbashi u shpreh se të dyja palët kërkonin që të shkaktonin debat në publik.

“Basha ka arritur me një buzëqeshje të ftohtë që të vrasë demokracinë brenda Partisë Demokratike. Unë ia kam thënë qartë që me këtë vendim ke çarë bazën e Partisë. Nuk është vendim kurrë i një lideri apo kryetari.

Nëse ky proces mbyllet sipas statutit, do fitojë shumica, e unë besoj se do të na forcojë. Kam vite që e shoh që po shoh të shkojmë deri në këtë pikë. Sot nuk i kam ndjekur zhvillimet e “Foltores”. I kontestova amendamentet që diskutuam sot. Të dy palët, hedhin në treg reforma që ka shkaktuar debat,”-tha Bylykbashi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat