Soreca i dorëzoi kryeparlamentares Nikolla Progres-Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë

Shqipëria

Soreca i dorëzoi kryeparlamentares Nikolla Progres-Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 09:32
Foto nga takimi

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Ambasadorin e BE-së, z. Luigi Soreca, i cili i dorëzoi Progres-Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Progres Raporti përmban vlerësime pozitive, konfirmon se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe rekomandimet e Komisionit dhe Këshillit Evropian dhe është gati për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare brenda vitit 2021.

“Progres Raporti dhe vlerësimet pozitive që përmban si edhe rekomandimi për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare brenda vitit 2021 janë të merituara nga Shqipëria. Për integrimin evropian punohet përditë dhe reformat integruese u shërbejnë qytetarëve shqiptarë. Kuvendi do të intensifikojë punën për plotësimin me sukses të të gjitha kushteve dhe do të garantojë legjitimitetin demokratik të procesit të integrimit evropian”, tha Nikolla.

Në progres raportin e KE-së për Shqipërinë, të publikuar të martën u rekomandua hapja e  negociatave për Shqipërinë, pasi i ka plotësuar kushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat