Dhunë në familje, drogë e armë/ Fier, 7 persona në pranga

Shqipëria

Dhunë në familje, drogë e armë/ Fier, 7 persona në pranga

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Shtatë persona janë vënë në pranga në qarkun e Fierit për vepra të ndryshme penale.

Florian Verlaci, 31 vjeç u arrestua pasi shpërndante kanabis në doza të vogla.

Arsid Hametaj 27 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua pasi ka mashtruar shtetasen A. C., duke i premtuar se do e ndihmonte për të bërë gjyqin e divorcit me bashkëshortin e saj dhe i ka dhënë dy vendime të Gjykatës së Shkallës Parë Fier të dyshuara të falsifikuara.

Niti Paço, 43 vjeç, banues në Lushnjë u vu në pranga pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në automjetin e tij, iu gjet dhe sekuestrua një shufër metalike me hapje-mbyllje.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 43-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua 1 gjerdan me 14 fishekë gjuetie, 4 thika me këllëf, 1 shpatë me këllëf, dhe 1 thikë flutur.

Lirim Durdaj, 32 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua pasi në lagjen “Konferenca e Pezës” ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetueses dhe vajzës së saj të mitur.

Geraldo Selfo 19 vjeç, banues në Fier, u vu në pranga pasi në lagjen “Apollonia”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Volksëagen” shërbimet e Policisë kanë gjetur një shkop metalik me hapje.

Ndërsa Elinor Troka dhe Arben Duraj u arrestuan për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

U shpall në kërkim pasi iu gjetën armë dhe municion luftarak shtetasit Marjan Hema.

DVP Fier

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vihen në pranga 7 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Sekuestrohet armë dhe municion luftarak, shpallet në kërkim poseduesi i tyre.
•Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, u godit një tjetër rast i shpërndarjes së kanabisit në doza.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi F. V., 31 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier, pasi pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
•Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, u ndalua shtetasi A. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka mashtruar shtetasen A. C., duke i premtuar se do e ndihmonte për të bërë gjyqin e divorcit me bashkëshortin e saj dhe i ka dhënë dy vendime të Gjykatës së Shkallës Parë Fier të dyshuara të falsifikuara.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin N. P., 43 vjeç, banues në Lushnjë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në automjetin të cilin ky shtetas drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e armës së ftohtë një shufër metalike me hapje-mbyllje. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 43-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua 1 gjerdan me 14 fishekë gjuetie, 4 thika me këllëf, 1 shpatë me këllëf, dhe 1 thikë flutur.
Po nga këto struktura u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit M. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në stanin e tij në lagjen “Savër”, Lushnjë, u gjetën 1 armë zjarri automatik, 12 krëhëra pistolete dhe automatiku, 179 fishekë pistolete dhe automatiku, 2 silenciator dhe 1 tytë e montuar, 3 shula automatiku, 1 kallëp tritoli, 1 fitil zjarrpërcjellës, 1 granatë difensive, 2 radio dore marrëse dhënëse.
Gjithashtu, në këtë objekt janë gjetur dhe sekuestruar 42 thasë me fara luledielli, të cilat dyshohen se i ka vjedhur më datën 11.10.2021, në fshatin Gramsh, Lushnjë.
•Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u arrestua në flagrancë shtetasi L. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen “Konferenca e Pezës” ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetueses dhe vajzës së saj të mitur.
Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi G. S., 19 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Apollonia”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Volksëagen” shërbimet e Policisë kanë gjetur një shkop metalik me hapje(Madalen) në cilësinë e armës së ftohtë.
•Theu masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, vihet në pranga 42-vjeçari.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 13.07.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtim i mjetit në gjendje të dehur”.
Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 31 vjeç, banues në Peshtan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “BMË” në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat