Yuri Kim shpërndan mesazhin e Blinken: Thirrje për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shqipëria

Yuri Kim shpërndan mesazhin e Blinken: Thirrje për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:14
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shpërndarë një mesazh të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili flet rreth integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Blinken shprehet se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Unionin Europian, është në të mirë të këtyre vendeve, pasi sipas tij ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike.

“SHBA dhe BE pajtohen që rajoni i Ballkanit Perëndimor i përket BE-së dhe se negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë pa vonesë.

Pranimi në BE, është një përplarësi e deklaruar për të gjithë Ballkanin, ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe në avancimin e sundimit të ligjit”, shkruan Kim, teksa shpërndan deklaratën e sekretarit të shtetit Blinken.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat