Çani parashikon se çfarë është i detyruar të bëjë Basha: Po ndjen që Berisha ka shumë fuqi!

Shqipëria

Çani parashikon se çfarë është i detyruar të bëjë Basha: Po ndjen që Berisha ka shumë fuqi!

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:25
Arian Çani

Përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me vendim të kryedemokratit Lulzim Basha ka shkaktuar mjaft përplasje brenda PD-së.

Basha edhe sot theksoi se Berishën e përjashtoi Amerika. Pikërisht për këtë çështje është pyetur edhe gazetari Arian Çani, i cili shprehet se Basha e ndjen që duhet të bëjë diçka duhet të bëjë dhe është vënë në lëvizje.

PD ka deklaruar se përjashtimin e Berishës ia ka kërkuar Ambasada Amerikane?

Çani: Nuk ka thënë ndonjë gjë të re. Mjafton të kujtojmë që Basha ka thënë se ato që unë pashë për doktorin dhe familjen e tij ishin shumë të rënda dhe kjo ishte më e rëndë. Basha tani po ndjen që diçka duhet të bëjë. Po ndjen që Berisha ka shumë fuqi dhe Basha sado të jetë i mbrojtur është i detyruar të reagojë. Do jetë interesante të shohin se çfarë do nxjerrin për njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat