Vdekja e mistershme e katër turistëve në një hotel, reagon ambasada ruse: Presim me padurim ...

Shqipëria

Vdekja e mistershme e katër turistëve në një hotel, reagon ambasada ruse: Presim me padurim ...

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:44
Viktimat

Vdekja e katër shtetasve katër ditë më parë në një hotel në Qerret ka bërë shumë bujë jo vetëm në vendin tonë por edhe jashtë kufijve.

Në lidhje me këtë ngjarje tronditëse ka reaguar Ambasada e Rusisë në Tiranë.  Ambasada deklaroi se mezi pret zbardhjen e plotë të ngjarjes nga autoriteteve shqiptare për vdekjen misterioze të 4 turistëve.

“Ambasada tashmë ka bërë një reagim të dielën. Ambasada si institucion nuk është organi hetimor ose prokuroritë, në raste të tilla detyra jonë është të jemi pikë kontakti ndërmjet organeve hetimore të të dyja vendeve dhe të organizojmë çështje teknike(riatdhesimi i trupave). Jemi në kontakt me autoritetet shqiptare dhe mezi po presim  zbardhjen e rrethanave të kësaj tragjedive, vetëm kaq mund të themi”, sipas ambasadës.

Ndërkohë, Prokuroria e Kavajës ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë duke e regjistruar si “vrasje” edhe pse ende hetuesit nuk kanë dalë në një konkluzion përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat