Bojkotuan Komisionin Hetimor, Alibeaj i kthehet PS-së: Këto janë përgjërimet për shtrirje dore

Shqipëria

Bojkotuan Komisionin Hetimor, Alibeaj i kthehet PS-së: Këto janë përgjërimet për shtrirje dore

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 16:56
Enkelejd Alibeaj

Përmes një deklarate për shtyp, kryetari i Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 Prillit, Enkelejd Alibeaj, ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se pasi ka vjedhur mandatet, po bën gjithçka të pengojë daljen e të vërtetës.

Nuk e prisja të ndodhte që në mbledhjen e parë duke ditur dhe përgjërimet për shtrirje dore dhe rikthimin e veprimatarisë në parlament. Ajo që ndodh është bojkot i parlamentit.

Rama ka vjedhur mandatet dhe po bën gjithçka të pengojë daljen e të vërtetës. Ne do ndjekim të gjitha hapat. Jam i vendosur që deri në fund që mungoset pa arsye 3 herë janë një shkak ligjor për të kërkuar zëvendësimin e tyre. Dua tu njoftoj se mbledhja tjetër e caktuar, do të jetë të premten ora 10.

Është ditë pune ku të gjithë ne të kryejmë detyrimin ndaj kushtetutës. Dritë dhe transparencë për atë qëndodhi në zgjedhjet e 25 prillit”, tha ndër të tjera Alibeaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat