Rekord për leje qëndrimi në BE/ Nga viti 2008 kanë ikur 700 mijë shqiptarë

Shqipëria

Rekord për leje qëndrimi në BE/ Nga viti 2008 kanë ikur 700 mijë shqiptarë

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Referuar shifrave të EUROSTAT-it, Shqipëria mban rekord në rajon përsa i përket numrit të lejeve të qëndrimit në vendet e BE-së. Nga viti 2008 kanë ikur nga vendi 700 mijë shqiptarë.

“Unë kam qenë në Gjermani. Do iki prapë. Atje kam djalin, që nuk i shkon ndërmend të kthehet. Këtu nuk jetohet. Vështirësi në spitale, në zyra që nuk të përgjigjen. Çmimet në qiell. Jashtë vërtet paguan taksa, por të kthehen me shërbime”, shprehet një qytetar.

Ne jemi çift i ri dhe nuk e mendojmë ikjen. Guri rënd në vend të vet. Po të kesh një punë stabël dhe t’i shtrish këmbët sa ke jorganin, jetohet. Ne bëhemi së shpejti prindër.

“Kjo hemoragji sociale është këmbanë alarmi për klasën politike. Njerëzit janë të lodhur nga tranzicioni. Besuan në dekadën e fundit se gjërat do ndryshonin. Por ata janë lodhur nga ky treni i ngadaltë ballkanik, duan trenat e shpejtë të Europës.  Kjo zgjidhet me reforma të vërteta në drejtësi, arsim, shëndetësi, polici, e gjithë sferat e jetës”, shpjegon sociologu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat