Vettingu i politikanëve ‘djeg’ personat non grata? Bushati: Basha dredhoi...

Shqipëria

Vettingu i politikanëve ‘djeg’ personat non grata? Bushati: Basha dredhoi...

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 00:55
Enkelejd Alibeaj, Andi Bushati

Tre amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike, që synojnë ndryshimet në kushtetutë që përfshijnë një reformë të re zgjedhore dhe territoriale, si edhe vettingun e politikanëve, është tema për të cilën po flitet mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’.

Një hipotezë e një ‘bashkëpunimi’ të mundshëm, të lindur mes Ramës dhe Bashës, për të djegur Berishën, u kthye në një temë debati mes analistit Bushati dhe nënkryetarit të Partisë Demorkatike, Enkelejd Alibeaj!

Bushati u shpreh se Kryedemokrati Basha, kur u pyet nga gazetarët nëse vettingu i politikanëve do të përfshijë edhe personat non grata, dredhoi dhe kthehu filmin duke mos dhënë një përgjigje!

Më tej, analisti i drejton një pyetje të drejtpërdrejtë nënkryetari të PD-së, duke i thënë: “Ju e merrni e grisni këtë vettingun nëse Rama thotë se unë nuk e votoj nëse nuk futen këta non grattat?”, duke iu referuar kështu vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shpalljen non grata të ish kryeministrit Sali Berisha, i cili u përjashtua nga radhët e PD-së nga vetë Lulzim Basha!

Alibeaj zgjedh të mos japë një përgjigje përsa i përket pyetjes!

Pjesë nga debati:

Bushati: Ditën kur doli Basha para PD-së e pyeti një gazetare ky vettingu prezumon dhe djegien e personave të shpallura non grata, Basha dredhoi dhe kthehu filmin e nuk dha përgjigje!

Alibeaj: Ky është një manipulim elegant. Merr lexo tekstin e amendamenteve kushtetuese, po gjete aty një gjë të tillë ke të drejtë. Ai është bërë mjaft i qartë. Dy gjëra ka, mos justifikimi i pasurisë dhe ke apo s’ke kontakte të papërshtatshme me krimin.

Bushati: Kush jemi ne, do thotë anëtari i komisionit të Ramës, kur na ka sjellë letrën Amerika ku thuhet se Berisha është i korruptuar.

Alibeaj: Bushati thotë kush do të jetë ai anëtar që do e thotë këtë gjë! Gjithçka që do të zhvillohet në tryezën e parlamentit do të jetë publike!

Bushati: Ju e merrni e grisni këtë vettingun nëse Rama thotë se unë nuk e votoj nëse nuk futen këta non grattat?

Alibeaj: Çdo gjë do të bëhet me prova dhe fakte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat