Silva Bino apel të rinjve: Koronavirusi dëmton, vaksina nuk dëmton, vaksinohuni!

Shqipëria

Silva Bino apel të rinjve: Koronavirusi dëmton, vaksina nuk dëmton, vaksinohuni!

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 15:12
Silva Bino

Drejtoresha e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino, foli mbi situatën e vaksinimit në vend, duke thënë se ky process vazhdon në ritme të mira, ndërsa është vënë re një rritje e përdorimit të vaksinës Pfizer.

Bino iu bën thirrje studentëve të vaksinohen, duke u shprehur se është e sigurt dhe krijon imunitet enë një farë mënyrë parandalon edhe transmetueshmërinë.

Drejtoresha e sëmundjeve infektive në ISHP tha se Gjirokastra është bashkia me mbulesën më të lartë vaksinale në vend.

Bino: Procesi i vaksinimit vazhdon, aktualisht kanë ardhur mbi 2 mln vaksina, janë kryer mbi 1 mln e 800 mijë vaksinime, mbi 900 mijë vaksinime me doza të para. Mbi 18 vjeç janë vaksinuar 44% dhe 38% në rang kombëtar, me një dozë. Vihet re një rritje e përdorimit të Pfizer, që po i përafrohet përdorimit të Coronavac. Nga pikëpamja e grupmoshave, vërejmë një rritje të moshës nga 18 në 25 vjeç dhe 35 vjeç, pavarësisht se mbulesa mbetet e ulët.

Ne bëjmë apelim studentëve dhe të rinjve të vaksinohen sepse vaksina është e sigurt, krijon imunitet, parandalon në një farë mënyrë edhe transmetueshmërinë, ngarkesa virale është më e ulët te të vaksinuarit. Këto e bëjnë vaksinën të domosdoshme. Covidi nuk na besë, covidi dëmton dhe vaksina nuk dëmton. Bashkitë që kanë një mbulesë të lartë vaksinale, është ajo e Gjirokastrës 71% me dy doza, e Tepelenës, të tjera që kanë ecur mirë është e Pukës dhe disa të tjera në veri dhe jug të vendit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat